Notari serb, Milorad Cavic thotë se shqiptarët e kanë kërcënuar pasi ishte prezantuar vite më parë me një fanellë ku shkruante “Kosova është Serbi”, shkruan e përditshmja serbe, Blic. Në fakt, ai e kishte fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që ishte mbajtur në Eindhoven të Holandës dhe më pas ishte diskualifikuar pas provokimit me fanellë. “Ata ma kanë marrë titullin, por jo edhe medaljen. Në të njëjtin vit jam përballur me situata të ndryshme, në të cilat kanë mundur të shkaktonin incidente serioze, pasi në pishina nuk ka siguri. Në Itali kishte arritur një grup i huliganëve me flamurin e Kosovës dhe filloi të më fyente. Nuk isha vetëm unë i rrezikuar, por edhe kolegët e mi. Unë e kam bërë këtë me zemër dhe nuk mund të them se kam gabuar. Do ta bëja përsëri nëse do të fitoja medalje të artë në 100 metra flutur”, ka përfunduar Cavic.
Rrëfehet sportisti serb: Shqiptarët më kërcënuan
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Erdogan shënjestron sërish Izraelin: I gjithë rajoni ynë po paguan çmimin për politikën e tij agresive
Pas vdekjes së Mbretit Harald, Haakon betohet në Parlament: Të gjithë për Norvegjinë
“Më kanë kërcënuar vazhdimisht se do të më vrisnin”, zbardhet dëshmia e kamerierit 18-vjeçar që u dhunua në Golem (FOTO)
Vatra e zjarrit në Lundër bëhet kritike, nis ndërhyrja nga ajri, flakët rrezikojnë banesat





