6 maj 2015 – Hyrja e plazhit më të populluar në vend, ajo e qytetit bregdetar të Durrësit, në këtë foto është paraqitur në dy pamje, si ishte dhe si është bërë pas rikonstruksionit që iu nënshtrua disa kohë më parë.
Foton e ka postuar në ‘Twitter’ kryeministri i vendit Edi Rama, i cili tregon se pamja e mëparshme ishte e rrënuar dhe tashmë është e rilindur. Gjithashtu, në këtë postim kryeministri thotë se për Durrësin në këto 18 muaj është bërë më shumë se ajo që është bërë në 18 vjet.
“Rrënimi e Rilindja – Hyrja e plazhit më të populluar të Shqipërisë. Në 18 muaj për Durrësin më shumë se në 18 vjet”, ka shkruar Rama.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/