“Arsyeja është thirrje për një çështje që është denoncuar nga PD. Ajo që duhet thënë është 0 shkelje procedurash, 0 korrupsion dhe 0 dëm ekonomik. 

Ka një problem procedure, ku PD në Lezhë  nuk është dakord që t’i bëjmë trotuarin njerëzve. 

Jemi në proces, thash shpjegimit, do jap prap. Isha në cilësinë e personit në hetim për veprën penale shpërdorim të detyrës. 

Është kallëzim politik, por nuk ka të bëjë me asnjë shkelje. 

Si duket shërbimi në komunitet që kemi bërë ne, nuk i ka shkuar për shtat PD-së të Lezhës, ndaj janë aty ku janë”,-tha Ndreu.