Një aksident ajror ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali. Mediat e huaja bëjnë me dije se është rrëzuar një helikopter. Nga tragjedia ajrore kanë mbetur të vdekur tre persona që ndodheshin në bord, mes tyre një biznesmen.

Bëhet fjalë për Lorenzo Rovagnati, 41 vjeç, shefi ekzekutiv  i kompanisë së mishrave të përpunuar në Itali. Siç raporton Ansa, helikopter u rrëzua rreth orës 19:00 në Castelguelfo di Noceto, në provincën e Parmës