Një helikopter është rrëzuar në një fushë në Klishima, në ishullin grek Kefalona.

Piloti dhe një person tjetër ishin në bordin e helikopterit dhe sipas mediave greke, ata kanë mbetur të plagosur lehtë.

Shkak i rrëzimit të helikopterit dyshohet se ka qenë një defekt në motor, sipas forcave zjarrfikëse.