Rritja e rasteve të reja me COVID-19 ka bërë që SHBA të mbyll kufijtë tokësor me Meksikën dhe Kanadanë për një muaj.

Kufizimet në SH.B.A. nga toka ose trageti do të qëndrojnë në fuqi deri më 21 gusht, ky lajm është bërë i ditur nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare.

SHBA kufizoi udhëtimin jo-thelbësor në vend në Mars 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit, e ka shkaktuar më shumë se 609,000 viktima në SH.B.A. sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Qeveria Kanadeze tha të hënën se do të lejojë qytetarë të vaksinuar amerikanë dhe banorë të përhershëm në vend pa pasur nevojë për karantinë që nga 9 gushti.