TIRANE Pas një ulje disa mujore, çmimet për siguracionet e makinave janë rritur sërish duke ju rikthyer nivelit të vitit të kaluar. Agjencitë e Sigurimeve thonë se çmimet e reja kanë hyrë në fuqi në datën 21 janar dhe po zbatohen nga të gjitha kompanitë. 

Mjetet me fuqi motorike nga 0 deri 1600 kubikë duhet të paguajnë 139 mijë lekë siguracionin, ndërkohë mjetet mbi 1600 kubikë duhet të paguajnë 145 mijë lekë.

Në fund të vitit të kaluar çmimet e siguracioneve për automjetet zbritën deri në 6 mijë lekë, çka nuk është pritur mirë nga Autoriteti i Mbikqryjes Financiare, si institucioni që rregullon tregun. Një javë më parë, kryetarja e AMF-së thirri një mbledhje urgjente me drejtuesit e kompanive të sigurimeve. Gjatë mbledhjes, siç thuhet në njoftimin zyrtar, ajo e ka vënë theksin tek tarifat e ulëta, që sipas saj nuk mbulojnë rrezikun dhe ka paralajmëruar se do të marrë të gjitha masat për të ndryshuar këtë situatë.  

Çmimet e siguracioneve të makinave kanë qenë shpesh objekt përplasjesh mes Autoritetetit të Konkurrencës dhe Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare. Lufta për treg ndërmjet kompanive ka çuar disa herë në çmime që sipas Autoritetit Financiar janë dukshëm nën kosto duke rrezikuar funksionimin normal të tregut dhe pagesën e dëmeve. 
Një situatë e ngjashme u vu re në muajt e parë të vitit të kaluar ku çmimet për policat e autoveturave zbritën deri në 4500 lekë. Në atë kohë, AMF ndërhyri me një vendim të debatueshëm që detyronte kompanitë të deklaronin njëkohësisht cmimet pa patur të drejtë t'i ndryshonin ato për një periudhë gjashtëmujore. 

Vendimi, i cili solli rritjen e menjëhershme të tarifave dhe dhe fiksimin e tyre në të gjitha kompanitë u kundërshtua nga institucioni i konkurrencës, që e cilësoi shkelje e rregullave të tregut. E njëjta situtatë duket është përsëritur edhe këtë radhë. Pas zbritën deri në nivele