Një avion luftarak i NATO-s rrëzoi një dron, ndoshta me origjinë nga Ukraina, në Estoni të martën, tha ministri i Mbrojtjes i vendit, Hanno Pevkur, për faqen e lajmeve ‘Delfi’.
Pevkur tha se një dron hyri në hapësirën ajrore të Estonisë dhe u rrëzua nga avionë luftarakë baltikë, mbi liqenin Vorciev.
“Incidenti me dronin ka mbaruar për momentin”, shtoi ai.
Sipas Reuters, rrëzimi i dronit është i fundit në një seri shkeljesh të hapësirës ajrore në rajonin që kufizohet me Rusinë. Që nga marsi, disa dronë ushtarakë ukrainas kanë hyrë në hapësirën ajrore të anëtarëve të NATO-s, Finlandës, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë, të cilat kufizohen me Rusinë.
Kryeministri i Letonisë dha dorëheqjen javën e kaluar për shkak të trajtimit të shkeljeve dhe NATO nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi incidentin.





