Numri i emigrantëve që regjistrohen për t’u bërë për herë të parë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, vijon të rritet me ritme të shpejta.
Janë mbi 212 mijë shqiptarë nga diaspora që kanë aplikuar dhe tashmë janë regjistruar në zgjedhje nga KQZ, ndërkohë që në total janë mbi 263 mijë kërkesa për të marë pjesë si votues në zgjedhjet e 11 Majit .
Afro 39 mijë të tjera janë refuzuar për shkak të adresës, ndërsa përfaqësues të KQZ e kanë quajtur shifrën e regjistrimit më të lartë se parashikimet fillestare.
Ndërkohë regjistrimet pritet të rriten, pasi emigrantët kanë edhe 8 ditë kohë për të aplikuar.