Është rritur numri i viktimave nga COVID-19 në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore në vendin fqinjë bëjnë me dije se kanë humbur jetën 72 qytetarë nga COVID-19, nga 36 që ishin një ditë më parë.

Me këto shifra, bilanci i viktimave që nga nisja e pandemisë shkon në mbi 130 mijë.

Gjithashtu, nga 318 mijë testime të kryera 4021 prej tyre rezultuan pozitiv. Aktualisht në të gjithë Italinë janë 122 mijë persona aktiv me Covid-19.