15 mijë turistë kanë vizituar gjatë këtij viti dy prej objekteve historike e arkeologjikë të qytetit bregdetar të Durrësit, Muzeun Arkeologjik dhe Amfiteatrin.

Numri i vizitorëve mbetet ende shumë i lartë në këtë fillim vjeshte. Janë me qindra nxënës gjimnazistë të shkollave të Kosovës , që kanë mbërritur në Durrës në kuadër të planit të tyre mësimor, ku përfshihen edhe vizitat në këto objekte.

“Numri i turistëve është rritur me 20% më shumë se viti i shkuar”, pohoi drejtori i Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës, Ledion Lako.

Festivali i Muzikës së Dhomës dhe Festivali i Verës, u zhvilluan në këto site.

K.H.