22 mars 2014 – Ajo e ka shprehur hapur në programin e saj të pasdites, në “Tv Klan”, se është me fat që ka njohur në jetën e saj një person të mrekullueshëm si Xhavit Bajrami, i dashuri i saj kosovar. Edhe pse lidhja ka hyrë në vitin e katërt, dhe ata tashmë bashkëjetojnë në Tiranë, Rudina poston zemra në murin e “Facebook”-ut të Xhavitit, duke i konfirmuar kështu dashurinë e saj publikisht. Moderatorja e njohur, në rrëfimin e saj në ekran vitin e kaluar për lidhjen me kampioin e kikboksit, tregoi se historia e tyre kishte nisur në “Facebook”. Aktualisht Xhaviti jeton në Tiranë, një vendim që e mori në fillim të vitit 2013, menjëherë pas deklarimit të lidhjes nga vetë Rudina në televizion. Xhaviti ka hapur gjithashtu një palestër, ku ushtron të rinj në kikboks, tashmë si trajner. Edhe pse lidhja e tyre po shkon mjaft mirë, ata ende nuk kanë planifikuar një ceremoni martese.
Rudina Magjistarit nuk i mjafton bashkëjetesa
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vijon marshimi i qytetarëve në ditën e 96-të të protestës
Zhduket celulari i sekuestruar që iu kap të burgosurit, pezullohen katër punonjës në burgun e Fierit
U emërua në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, reagon Klodiana Spahiu: Mirënjohje, dëshiroj të çoj përpara çdo angazhim!
SHBA njofton sanksione të reja ndaj Kubës





