Rusët kanë përdorur për herë të parë në Ukrainë një bombë të re të fuqishme të komanduar me peshë 1.5 ton të projektuar për të goditur objektiva shumë të mbrojtura në një distancë deri në 40 km falë 1010 kg eksploziv, raporton faqja Defence Express, e cila citon burime anonime.

Kjo është bomba PAB-1500B, e shfaqur për herë të parë në Rusi në vitin 2019, shkruan agjencia italiane Ansa.

Bomba u përdor disa javë më parë në rajonin Chernihiv në veri të Ukrainës. Nuk dihet se cili ishte objektivi.

5.05 metra e gjatë me diametër 40 cm, bomba mund të lëshohet në një lartësi deri në 15 km.