Administrata e presidentit amerikan Donald Trump do të prezantojë planin e saj të paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe agresionit të Rusisë, gjatë punimeve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut në Gjermani, javën e ardhshme.
Kështu raporton “Bloomberg” duke cituar burime të njohura me këtë çështje pranë administratës Trump. Propozimi do të paraqitet nga i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, Keith Kellogg.
Sipas parashikimeve, plani duhet të përfshijë një ngrirje të konfliktit në linjat aktuale të frontit, një status të pacaktuar të territoreve të pushtuara aktualisht nga forcat ruse dhe garanci sigurie për Kievin që do të pengonte Moskën të sulmonte përsëri.
Kellogg, një gjeneral në pension i ushtrisë amerikane, konfirmoi sot në mediat sociale se do të marrë pjesë në konferencën e Mynihut.
Pleased to announce my participation @MunSecConf 2025. As @POTUS's Special Envoy for Russia & Ukraine, I look forward to speaking about @realdonaldtrump's goal to end the bloody and costly war in Ukraine. I’ll meet with America’s allies who are ready to work with us. #MSC2025 pic.twitter.com/GLUhgI46H7
— Gen. Keith Kellogg (@SPE_Kellogg) February 4, 2025