Forcat ushtarake ruse ushtruan sulme të simuluara pranë Detit të Zi, afër Krimesë së aneksuar nga Ukraina, duke e përdorur sistemin e mbrojtjes ajrore, “Bastion”.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Rusisë Sergei Shoigu, ndërkohë këto ushtrime po mbahen në të njëjtën kohë me ato të Ukrainës e ShBA-së.

“Flota e Detit të Zi e Rusisë ushtroi duke i hulumtuar dhe shkatërruar caqet në det me sistemin bastion, sistem i avancuar tokë-tokë dhe anti-anije“, thuhet në deklaratën e ministrisë së Brendshme të Rusisë.

Në pamjet e publikuara nga vetë kjo ministri në rrjete sociale shihen raketa të hedhura nga kamionët, duke e simuluar sulmin ndaj anijeve të armikut të pretenduar.