Fitorja e një medalje të artë në lojërat olimpike mund të jetë ëndërr e shumë sportistëve, por kostoja e vërtetë e medaljes do t’ju surprizojë.

Medalja prej 556 gramësh kushton më pak nga sa mund ta mendoni, sepse nuk është e përbërë plotësisht nga floriri. Sipas të dhënave olimpike, hera e vetme kur medaljet e arta ishin të përbëra nga floriri ishte gjatë lojërave olimpike në vitin 1904 dhe 1908.

Rezulton se vetëm gjashtë gramë janë të veshur me ar, ndërsa pjesa tjetër është prej argjendi të pastër, që do të thotë se vetëm një përqind e medaljes në fakt përbëhet nga materiali sipas të cilit është emëruar.

Ditën e sotme çmimi i arit ishte 1.831 dollarë për 28 gramë dhe argjendi me çmim 25.78 dollarë për 28 gramë. Në bazë të kësaj llogaritjeje, rezulton se një medalje e artë olimpike vlen afërsisht 810 dollarë.

Kjo do të thotë se një orë e një marke të shtrenjtë apo një fluturim në Tokyo kushton shumë herë më shumë se sa një medalje ari.

Por si paguhen sportistët?

Sipas Komitetit Olimpik të SHBA, paratë e mëdha vijnë nga shpërblimet, të cilat janë pagesa për atletët që marrin medalje në lojëra.

Por këtë vit medaljet në Lojërat Olimpike të Tokyos janë shumë unike në kuptimin e vërtetë të fjalës, sepse ato përbëhen nga medalje të mbledhura nga pajisjet e vogla elektronike. Qyteti ju bëri thirrje gjithë njerëzve dhe mblodhi rreth 78.985 ton nga pajisjet e përdorura për të krijuar 5 mijë medalje.