Safet Bajri është shoqëruar ditën e sotme (21 Shkurt) me urdhër të Gjykatës së Posaçme.
Safet Bajri dyshohet për një vrasje të kryer në vitin 2018, ndërsa urdhër arrest është lëshuar edhe për Asmer Bilalin, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Kujtojmë që 3 ditë më parë, 18 Shkurt, në banesën e Safet Bajrit u kryen kontrolle nga forcat RENEA.
Pas aksionit reagoi edhe avokati i tij, ku u shpreh se “nuk ka asnjë provë që e lidh me asnjë grup kriminal”.
“Në lidhje me Safet Bajrin nuk ka asnjë provë që e lidh me asnjë grup kriminal. Disa herë i kanë vajtur në shtëpi dhe ka qenë i hapur me hetimin dhe është i gatshëm të përballet me këtë hetim. Sesi lidhen tre ngjarjet kriminale është çështje e prokurorisë”, lexoi gazetarja Lala mesazhin e avokatit në emisionin “Open” në News24.
Më tej Lala tha: “Nuk ka një urdhër arresti ndaj tij, prokuroria kërkon një provë që avokati nëse ka dëshirë mund ta thotë. Ne jemi të paqartë. Kërkohet një provë që sipas prokurorëve mund të cojë në zbardhjen e masakrës së Dobracit”.