Administratori i CEZ, i vendosur si shpëtimtar për situatën e krijuar, Sait Dollapi, ka kërkuar një rrogë prej 5.5 milionë lekë në muaj.

Në kulmin e krizës, kur CEZ ka 600 milionë dollarë borxhe dhe kur ka humbur kapitalin prej 268 milionë dollarë, Dollapi ka kërkuar një super rrogë për një vend si Shqipëria.

Dollapi e ka justifikuar këtë kërkesë me punën e vështirë që e pret.

Si përfundim, ERE ka vendosur që t’ia lërë rrogën 3 milionë lekë në muaj, që sërish është shumë më e lartë fjala vjen se paga e presidentit, kryeministrit, ministrave dhe deputetëve.