Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako, ka njoftuar inspektimin që ka kryer tek disa pallate në NJA Suukth, të cilët po rikonstruktohen dhe po vishen me sistem kapot.
“9 pallate në Sukth po rikonstruktohen duke u veshur me kapot. Punimet po vijojnë me ritme të larta dhe ky investim do të sjellë transformimin e kësaj lagjeje duke përmirësuar cilësinë e jetesës së banorëve të kësaj zone me të cilët zhvilluam një takim ku ata treguan se e kanë mirëpritur prej kohësh një investim të tillë.
Një projekt të tillë e kemi zbatuar edhe në lagjet 12, 16 dhe 18 të qytetit e tashmë po e shtrijmë edhe në njësitë e tjera administrative”,- njofton Sako.