Bashkia e Durrësit ka nisur një tjetër ndërhyrje në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës urbane dhe rritjes së cilësisë së jetesës në qytet.

“Punojmë çdo ditë për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës urbane, me synimin për të rritur cilësinë e jetesës në qytet.

Aktualisht, ekipet tona po ndërhyjnë në 📍 lagjet nr. 1 dhe 📍 nr. 4, ku po realizohet largimi i kabllove ajrore të internetit 🦺🛠️ nga fasadat e pallateve dhe sistemimi i tyre në rrjetin nëntokësor.

Këto punime do të vijojnë edhe në zona të tjera të qytetit, në kuadër të angazhimit tonë për krijimin e një mjedisi urban më të rregullt, më estetik dhe më funksional për të gjithë qytetarët.”, shkruan Sako.