Kryebashkiakja e Durrësit ka pritur në një takim bordin drejtues të Helvetas Swiss Intercooperation, organizata që zbaton projektin “Bashki të Forta”.

Në këtë takim merrnin pjesë presidentja e kësaj organizate Regula Rytz, zv/presidenti Peter Niggli dhe anëtarët e bordit René Holenstein, Jean-Philippe Jutzi si dhe Drejtori Rajonal për Ballkanin Perendimor Matthias Herr.

Sako thotë se i ka shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen kësaj organizate për mbështetjen që projekti “Bashki të Forta” ka dhënë për bashkinë.

“Më pas bashkëbiseduam për punën e bërë nga bashkia e Durrësit me mbështetjen e qeverisë shqiptare lidhur me procesin e suksesshëm të rindërtimit. Diskutuam gjithashtu lidhur me arritjet dhe sfidat në arsimin parashkollor dhe për menaxhimin e mbetjeve urbane për të cilën bashkia e Durrësit u shpall fituese e në Konkursin e Praktikave të Mira, e vumë theksin tek një qytet që menaxhohet në funksion të njerëzve si dhe biseduam për vazhdimin e bashkëpunimit në të tjera projekte në shërbim të qytetit dhe qytetarëve”, shkruan Sako.