Në Gjykatën e Lartë shqyrtohet sot prej orës 10:00 në Dhomën e Këshillimit rekursi i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji. 

Ai kërkon rrëzimin e dënimit të tij me 1 vit heqje lirie nga Gjykata e Apelit të Tiranës më 27 shtator 2024. 

Salianji, i cili po vuan dënimin në burgun e Fierit, u shpall fajtor për kallëzim të rremë, në lidhje me një denoncim për vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. 

Seanca e sotme është duke u zhvilluar pa praninë e palëve, por vetëm me shqyrtimin e akteve dhe në fund të saj pritet të ketë një vendim.