Deputeti i PD-së, Ervin Salianji para arrestimit ka dalë në një konferencë për gazetarët.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se do të shkojë në burg jo si kallëzues i rreme, por si një politikan i ri i opozitës.

“Ata u provuan qartësisht që nuk janë funksionarë shteti, por pupacë të narkoshtetit.

Unë kam një kontribut në PD, kam denoncuar afera korruptive. Unë nuk shkoj në burg si kallëzues i rreme sic pretendon gjykata e Belindëes së PS apo e Gencëve përfaqësuesve të PS në KQZ, por shkoj si një politikan i ri i opozitës, si një model i ri që ka dëshmuar me prova përfshirjen e ministrit dhe familjes së tij në narkotrafik. Janë shumë nga ata që më thonë.

Kjo është një goditje nën brez për të kënaqur epshet nën brez të grupeve kriminale. Por unë e di që kjo është mënyra më e mirë për ti thënë demokratëve dhe miqve që njeriu vlen nëse nuk përkulet, nëse kundërshtarin e përballon me cdo mjet. Sic e kam treguar në cdo përballje elektorale. Të njëjtën gjë do bëj edhe në këto momente. Nuk më trembin mua dhe opozitën. Përballë do më kenë sot, pas një viti, do më kenë gjatë këtij viti, e kështu me radhë derisa të rrëzohen”, tha Salianji.