Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar, Samanta Karavella, ndau sot me ndjekësit e saj lajmin e shtatzënisë.

Përmes një video në të cilën shfaqet krah partnerit, këngëtarja njoftoi se është në pritje të ëmbël.

WhatsApp Image 2025-01-25 at 20.53.15

“Ne të tre…Një kapitull i ri fillon. Mezi pres për ty”, ka shkruar këngëtarja krahas postimit të saj në Instagram.

WhatsApp Image 2025-01-25 at 20.52.58

Dyshimet e para se këngëtarja mund të ishte shtatzënë filluan shtatorin e 2024-s, ku ajo u shfaq e veshur më një xhup të trashë dhe barkun e fryrë mirëpo asaj kohe mbeti thjesht një aludim.

Screenshot_9

Vetë këngëtarja nuk ka deklaruar se është në një lidhje romantike, por Samanta u përfol vite më parë se i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar. Partneri i saj i propozoi këngëtares më 29 dhjetor të vitit 2021 dhe artistja tha ‘po’.

Siç u raportua atë kohë nga mediat rozë, djaloshi fatlum quhej Chris Miele dhe ka qenë ai që ka bërë të ditur lajmin për miqtë e tij, duke publikuar disa fotografi në profilin e “Instagram”-it.