Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, do të presë gjatë paradites së sotme presidenten e Parlamentit Europian.
“Sot në orën 10:00, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, do të presë në Kryesinë e Kuvendit, Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola“, thuhet në njoftim.
Kryetarja Spiropali do ta presë Presidenten Metsola në hyrjen ceremoniale të Kuvendit, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.