Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte pjesë e  Samitit për Ukrainën në Tiranë, ka ndarë disa foto me kryeministrin Edi Rama.

Në postimin e saj në rrjetin sociale “X”, ajo thekson se u diskutua në të mirën e Kosovës dhe të Shqipërisë.

“Sot në Tiranë në takim me Kryeministrin Edi Rama! Diskutime e koordinim në të mirë të Kosovës e të Shqipërisë”, shkruan Osmani.