Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Malin e Zi, për Samitin BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në Tivat, ndërsa interesi i gazetarëve për ta pyetur në lidhje me Zvernecin dhe protestat masive që po mbahen në Shqipëri ka qenë i lartë.
I pyetur për këtë çështje ai bëri një prononcim të shkurtër para mediave, pak pasi mbërriti në Samit. Rama nënvizoi se nuk ka ende një projekt për t’u miratuar dhe gjithashtu as arsye për shqetësim.
“S’ka asgjë për të diskutuar sepse s’ka asnjë projekt të miratuar. Së pari duhet të kemi një projekt, ta diskutojmë dhe miratojmë.
Por s’mund të diskutojmë një projekt. Faktet kanë gjithnjë rëndësi. S’ka arsye për t’u shqetësuar sa kohë që s’ka projekt.
Arkitektët duan të bëjnë diçka unike dhe një dhuratë të mrekullueshme për Shqipërinë”, tha Rama.





