Samsung Galaxy S7 do të ketë mundësi që të instalojë në mënyrë të sigurt aplikacione të ndryshme edhe në mikro-kartën SD.

Samsung kishte thënë se e kishte bllokuar këtë funksion, për shkak se nuk dëshironte t’i hutonte poseduesit e celularit, ose të dëmtoheshin instalimet e aplikacioneve kur karta të hiqej përderisa celulari ishte i ndezur.

Droid Life ka publikuar disa fotografi që e dëshmojnë se Samsung e ka sjellë këtë veçori në celularët Galaxy.

Sapo të instalohet një aplikacion, përdoruesit mund të shkojnë në Settings, Storage, dhe t’ia ndryshojnë vendin e instalimit nga hapësira interne në hapësirën e kartës.