Samsung ka pasuruar koleksionin e orëve smart me dy versione të tjera. Kompania koreanojugore ka sjellë versionin e Gear S2 me 18 karat ari dhe një tjetër platin.

Orët u prezantuan në një konferencë të veçantë përpara se të hapej “Conusmer Electronic Show” në Las Vegas.

Samsung për herë të parë prezantoi orët smart në vitin 2013, atë botë ishte versioni Galaxy Gear. Brezi aktual i këtyre orëve është Gear S2, që u prezantua vitin e kaluar.

Orët e fundit, falë teknologjisë së instaluar, kanë edhe Samsung Pay që i mundëon përdoruesit të blejnë. Për këto orë, Samsung ka bashkëpunuar edhe me “Colombon”.