Kancelari gjerman Olaf Scholz shprehet se nuk sheh asnjë shans për një fund të negociuar të luftës në Ukrainë derisa Rusia të pranojë të tërhiqet nga territoret e pushtuara. 

Në momentin që ata bëjnë të ditur se tërheqja e trupave po ndodh, rruga është e qartë për bisedimet me Ukrainën – unë jam shumë i sigurt për këtë,” tha Scholz të enjten në një debat publik me qytetarët në qytetin qendror gjerman të Marburgut. 

Por ne ende duhet të punojmë pak drejt kësaj”, ka shtuar ai. 

Paketa më e fundit e armëve amerikane përfshin raketë/bombë të re hibride (7 pasdite). Shtetet e Bashkuara po i dërgojnë Ukrainës një paketë të re armësh prej 2.1 miliardë dollarësh, tha Pentagoni, duke përfshirë një raketë të re të lëshuar nga toka, me majë bombë. Ndihma e fundit përfshin 425 milionë dollarë pajisje të nxjerra nga rezervat ekzistuese të SHBA dhe 1.75 miliardë dollarë kontrata për industrinë e mbrojtjes, u tha gazetarëve në Pentagon gjenerali brigade Pat Ryder, zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes. Raketa e re nga Boeing Co kombinon dy pajisje të provuara: një bombë me diametër të vogël të Forcave Ajrore të udhëhequr nga satelitët GPS që është aktualisht në përdorim të gjerë dhe një raketë të ushtrisë që tashmë operohet nga forcat e Ukrainës. Një zyrtar i industrisë tha se do të duheshin rreth nëntë muaj për dërgesat e para pasi Forca Ajrore të lëshojë një kontratë.