Pas dixhitalizimit të policës së sigurisë, në të ardhmen e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me patentën.

Në Iowa të SHBA-së, ka nisur eksperimenti për të transferuar në smartphone me të gjitha të dhënat e lidhura me transformimin dixhital. 15 nëpunës publikë që kanë marë mDL (mobile Driving Licence) në aplikacionin e iPhone, përveçse tregon patentën, të lejon të rrotullosh foton e personit në 360 gradë. 

“Kemi krijuar këtë program pasi njerëzit janë gjithnjë e më shumë të interesuar për teknologjinë. Gajtë 2016 do të rrisim nurmin e personave që do të përfshihen në eksperiment”, thotë Mark Lowe, drejtor i Iowa DOT’s Motor Vehicle Division, faqja e specializuar amerikane, Car and Driver.

Mes përfitimeve të patentës dixhitale janë dhe mundësitë e përditësimit në kohë reale të të dhënave, duke hequr koston e prodhimit të teserës së plastifikuar.