Policia ka sekuestruar 494.785 Euro ditën e sotme në Doganën e Muriqanit. Sipas informacioneve, paratë i janë sekuestruar 56-vjeçarit Rudolf Radi, me origjinë nga Tirana.

Përmes një njoftimi policia bën me dije se Radi ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Benz”, dhe gjatë kontrollit në vijën e dytë u gjetën të fshehura në mjet, 494.785 Euro.

Shuma e madhe e parave nuk ishte deklaruar nga 56-vjeçari, ndaj dhe u bë sekuestrimi i tyre nga autoritetet.

“Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. R., për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, njofton policia.