Dyshja Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu janë të ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ku kanë folur dhe zbuluar detaje rreth pajtimit mes tyre dhe duetit.

Seldi në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një fotografi, ku shihet bashkë me moderatorin Mamaqi. Por në foto vërehet një detaj, që është barku i zbuluar i Ermalit.

Duke qenë se ai po shikonte si i hutuar, nuk dihet nëse ky është një moment i pakëndshëm për të apo një batutë e radhës!