15 nëntor 2014 –  Eva Preka, 32 vjeçe e njohur me pseudonimet “ Princesha Eva” dhe “ Dama e bardhë” ishte shpallur në kërkim nga policia italiane në vitin 2013. Ajo akuzohej për trafik droge, kur u kap në vitin 2011 në San Remo me 500 gramë kokainë puro, që ia kishte dërguar i dashuri shqiptar nga Hollanda. Eva po ashtu akuzohet si prostitutë luksi, dhe si organizatore e një rrjeti vajzash “shoqërimi” d.m.th. prostitutash luksi, kryesisht me femra rumune nga 19 deri 28 vjeçe.

Eva kishte shpërndarë në rrjetet sociale foto të sajat “selfie” të bëra gjatë “Jet-set Milano Fashion Week” me personazhe të shquara të Show-bizit Italian.Pikërisht këto foto e tradhëtuan Evën. Karabinierët më pas e vunë nën mbikqyrje. Kur e arrestuan, ajo u përpoq t’i mashtronte karabinierët duke u treguar një pasaportë false shqiptare. Karabinierët, pas analizës daktiloskopike e identifikuan përfundimisht Evën dhe e arrestuan duke e dërguar në Burgun e San Vitores.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/