Semi Jaupaj ka treguar se ndarja me Bojken Lakon e lëndoi shumë. Gjatë një bisede me Sheila Haxhirajn në BB VIP, u shpreh se kur morën vendimin për t’i dhënë fund marrëdhënies, iu lut që të ishin shokë, pavarësisht çdo gjëje.

Rokerja tha se ishte mësuar me praninë e Bojken Lakos, pasi “ai ishte vetmi që kishte”.

Semi Jaupaj tregoi se aktualisht mbajnë marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

“Në fillim më lëndoi ndarja me Bojken. Kishim folur që do kishim marrëdhënie të afërt, unë ia kërkova: “Pavarësisht se çdo ndodhë dua të kem shok, të lutem”, isha mësuar me të. Sa herë më ndodhte diçka ia tregoja, vetëm atë kisha. Bojkeni vinte direkt, flisnim gjërat. Jemi shok, nuk e marr për çdo gjë në telefon, se më vjen pak…

Për të hyrë këtu i kam marrë mendim, se s’doja të vija këtu, ngaqë vuaj nga ankthi nuk e di sesi do i përjetoja situata të caktuara, kur dikush ngre zërin ose dikush thotë gjë për mua. S’doja, kisha frikë ta bëja këtë gjë. E takova dhe më tha që duhet ta bëja, ta shihja si sfidë me veten. Të paktën vitet e fundit një 7-vjeçar kam qenë tjetër njeri, kur isha adoleshente nuk shihesha në shtëpi, super energjike, vetëm dilja, takoja njerëz gjithë kohës. Isha keq atë periudhë, se kisha lënë edhe ilaçet, për të mos u bërë e varur”, u shpreh ajo.

Në një sfidë pak kohë më parë, Semi Jaupaj u shpreh se Bojken Lako është dashuria e saj e parë dhe janë njohur kur ishte vetëm 17-vjeçe.

“Dashuria ime e parë. Jemi njohur kur isha vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34. Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë. E pyeta nëse duhet të futesha ose jo”, tha 29-vjeçarja.