Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 6 personat e arrestuar si anëtar të grupit të strukturuar kriminal, të cilët kishin ngritur serat me kanabis të zbuluara në fshatin Rërëz të Beratit dy vite më parë.

Gjykata ka lënë në burg Sadetin Hasaj, Lulezim Bushataj, Mustaf Manej, Suad Smakaj, Arben Vrapi, Adiol Çifliku. Për të kultivuar kanabisin në 4 sera të mbyllura me plastmas, ishin punësuar 95 gra.

Operacioni atëherë u ndërmor më 10 nëntor 2022, gjatë të cilit u kap një sasi prej 870 kg kanabis si dhe u arrestuan 11 persona. Dy vite më pas me kërkesë të SPAK, GJKKO firmosi më 22 prill 2024 caktimin e masës së sigurisë personale “arrest në burg” për 9 persona.