15shtator 2015 – Një shtetas serb hyn me dron nga Qafë-Thana. Ai është ndaluar në orën 17:00 nga policia kufitare dhe më tej u dërgua në policinë e Pogradecit, ku po merret në pyetje.

Dyshohet se serbi kishte qëllim përgatitjen e një “sulmi” të ngjashëm me atë të Ballist Morinës në stadiumin e Beogradit.

Në 8 tetor pritet ndeshja e kthimit Shqipëri-Serbi, e vlefshme për kampionatin Europian. Për shkak të tensionit që karakterizoi ndeshjen e parë, masat që po merren janë shumë të forta.

/portali DurresLajm/