ZVICËR – Një serb me probleme mendore ka shkelur rendin dhe qetësinë, duke tentuar të përleshet me policinë zvicerane dhe duke i fyer ata. Incidenti ka ndodhur në aeroportin e Zurich, kur shtetasi serb sapo ka hyrë në aeroport ka rënë në konflikt me policinë zvicerane, pasi që nuk respektoi urdhrat e saj.
Policia theksoi se 55 vjeçari kishte fyer dhe kishte përdorur fjalor urrejtës ndaj tyre dhe se kishte shkaktuar tensione dhe shqetësime të udhëtarëve dhe të pranishmëve në ambientet e aeroportit.
Pas rebelimit të tij dhe rrezikimit të situatës, policia zvicerane ka ndërhyrë duke e shtrirë atë për tokë, fillimisht duke i hedhur gaz lotsjellës në sy. Autoritetet zvicerane më pas njoftuan se bëhet fjalë për një serb me të meta psikike dhe se ndaj tij ka pasur një ndërhyrje mjekësore në një nga psikiatrit e Zurich, dhe më pas është nisur drejt Serbisë.