Në seancën e sotme të jashtëzakonshme, Qeveria e Republikës së Serbisë e shpalli 27 Shtatorin 2023 ditë zie për shkak të ngjarjeve tragjike në Kosovë.
Flamujt e Republikës së Serbisë në të gjitha institucionet do të ulen në gjysmështizë. Qeveria e Serbisë ka kërkuar nga të gjitha mediat dhe organizatorët e ngjarjeve publike që programin e tyre ta përshtatin me ditën e zisë dhe në këtë mënyrë t’i respektojnë viktimat e Kosovës.
Një tjetër vendim ka marrë Lista Serbe duke shpallur datat 26, 27 dhe 28 Shtator si ditë zie për vdekjen e disa personave në Banjskë të komunës së Zveçanit.
Nderkaq presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka diskutuar për situatën me ambasadorët e shteteve të Kuintit – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian.
Në takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën Petar Petkoviç.