Pas Milanit, i cili është në rënie të lirë dhe u mposht përballë tifozëve të tij 2-5 në San Siro, edhe Juventusi zhgënjeu totalisht këtë të diel në Serie A.

Monza e Berlusconit triumfoi 2-0 në “Juventus Stadium” duke zhytur edhe më tej në krizë bardhezinjtë e Allegrit.

Ciurria dhe Dany Mota ishin autorët e dy golave për miqtë brenda 39 minutave të para të ndeshjes. Në pjesën e dytë, Juventusi bëri të gjitha përpjekjet për të gjetur të paktën një gol në këtë takim, por edhe pse u rikthye sulmuesi Vlahovic, sërish mungoi saktësia përpara portës.

Me këtë humbje, Juventusi ka mbetur në kuotën e 23 pikëve, në vendin e 13 në renditje, ndërsa Monza shkon në kuotën e 25 pikëve në vendin e 11-të.