Banorët e Tuskonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetën të habitur nga zbulimi i dhjetra sferave ngjyrë lejla në mes të shkretëtirës.
Zbulimi u bë nga Geradine Vargas dhe bashkëshorti i saj të cilët ndodheshin në zonë për të shkrepur disa foto, kur krejt papritur hasën sferat e rralla.
“Ishim duke bërë foto, kur papritur pamë sferat. Si mund të na humbte diçka e tillë? Për në ishte si një rrufe në qiell të hapur.
Nuk është diçka që të ndodh përditë”, tha Vargas për mediat amerikane.
Kureshtja dhe habia e tyre përfshiu edhe banorët e tjerë të Tuskonit.
Disa prej sferave janë transparente, të tjera janë me ngjyra më të theksuara.
Shumë kanë ngritur pyetjet, çfarë janë dhe kush i solli ato në mes të shkretëtirës.
Për momentin askush nuk di të shpjegojë me saktësi nëse sferat janë produkt i një procesi natyror apo dicka tjetër.





