KORCE, 12 janar 2014 – Policia e Korçës ka zbardhur detaje për futjen e katër sharrave që presin hekur në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë. Mësohet se sharrat janë futur në qeli bashkë me ushqimet e paketuara, pas arratisjes së 23 nëntorit.
Sharrat ishin futur në qelinë e të burgosurit Dan Hutra, i cili vuan dënimin prej 25 vitesh burg për vrasjen e bashkëshortes së tij në vitin 2007. Më pas sharrat janë fshehur në një kuti shahu dhe janë dërguar në sektorin e paraburgimit, ku ndodhen të rinjtë që ndihmuan Admir Tafilin në arratisjen e bujshme të nëntorit. Policia mendon se kalimi i kutisë së shahut nga sektori i sigurisë së lartë tek paraburgimi dyshohet të jetë bërë me ndihmë të oficerëve të burgut. Ndërkohë prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





