Pas sulmeve të ndodhura në San Berandino ligjvënësit në SHBA i kanë kërkuar kompanive teknologjike të raportojnë aktiviteten online të terroristëve.

Ligji quhet “Kërkesa për raportimin e aktivitetit online të terroristëve”, dhe synon të detyrojë kompani si Facebook apo Twitter të tregojnë në bazë të ligjit nëse janë në dijeni të aktiviteteve terroriste në rrjetet e tyre. 

Senatorja Dianne Feinstein, zv.kryetare e Komisionit të Inteligjencës në Senat, ka propozuar ligjin bashkë me kryetarin e komisionit, Richard Burr. 

Në një njoftim për shtyp, senatorët vënë në dukej se një nga autorët e sulmeve në San Bernardino, Tashfeen Malik ka deklaruar lidhjet me ISIS në Facebook kohë para sulmeve.

“Jemi në një pierudhë të re ku grupet terroriste si ISIS po përdorin rrjetet sociale për rekrutime dhe sulme. Ai informacion mund të jetë çelësi i identifikimit dhe ndalimit të tyre. Ky projektligj nuk i kërkon këtyre kompanive ndonjë veprim shtesë për të zbuluar aktivitetet terroriste, por të raportojnë këto aktivitete në bazë të ligjit, kur ato ndodhin”, ka thënë Feinstein. 

Duke mbrojtur propozimin, Feinstein thotë se nuk shkelet e drejta e lirisë së fjalës, pasi këtyre kompanive nuk u kërkohettë monitorojnë persona të veçantë.