SHKUP, 20 shkurt 2013 – Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) sërish ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me situatën politike në Maqedoni dhe ka kërkuar që të qetësohet situata. 

DASH ka ritheksuar deklaratën e përbashkët të SHBA-ve, BE-së, NATO-s dhe të OSBE-së, të publikuar më 14 shkurt, raporton agjensia e lajmeve Zhurnal.

Sipas DASH, në Maqedoni kërkohen hapa të shpejtë për kapërcimin e krizës aktuale politike. SHBA vazhdon t’i ftojë edhe Qeverinë edhe opozitën që të gjejnë zgjidhje. 

Në Komunikatën e publikuar më parë zyrtarë të SHBA-së, BE-së, OSBE-së dhe NATO-s i kishin ftuar të gjitha palët që të punojnë maksimalisht për forcimin e dialogut politik dhe të fokusohen në prioritetet stragjeike dhe interesat e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.