Dy kompani udhëtimesh që organizojnë turne në Korenë e Veriut thanë se qeveria amerikane së shpejti do t’i ndalojë qytetarët e saj që të shkojnë në vendin e izoluar komunist.
Masa e planifikuar pason vdekjen e studentit amerikan Otto Warmbier, i cili u dënua me 15 vjet punë të detyruar pasi u arrestua gjatë një vizite në Korenë e Veriut.
Warmbier ra në koma dhe ndërroi jetë pak disa pasi u kthye në SHBA. Zyrtarë amerikanë konfirmuan për “Associated Press” se Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, ka vendosur që të implementojë kufizime gjeografike udhëtime për Korenë e Veriut, diçka që e bën të jashtëligjshëm përdorimin e pasaportës amerikane për të hyrë në këtë vend.
Kufizimi hyn në fuqi 30 ditë pasi të publikohet në regjistrin federal, por s'është e qartë se kur do të ndodhë kjo.
Kompanitë e udhëtimeve “Koryo Tours” dhe “Young Pioneer Tour” thanë se janë lajmëruar për këtë zhvillim dhe se SHBA do ta bëjë publik vendimin e saj më 27 korrik. Nëse kjo është e vërtetë, që prej 27 gushtit, asnjë amerikan nuk do të mund të udhëtojë drejt Koresë së Veriut dhe nuk ka asnjë informacion sa do të zgjasë bllokada.
SHBA ndal vizitat e amerikanëve në Korenë e Veriut
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Po nëse Rama vijon me Manastirliun për Tiranën?” Braçe: Nuk tërhiqem, është detyrim statutor që të bëhen zgjedhje të brendshme
“Kujdes me Territorialen”, Këshilli i Europës: Duhet konsultim me banorët, mos u hiqni kompetenca bashkive
Të huajt duhet të paguajnë shërbimin shëndetësor, nis aplikimi në qendrat verore
“Zemra ime do vijë si dëshmitar”, zbulohen mesazhet e Ramës me Kryemadhin në gjyqin me dyer të mbyllura, ish-deputetja: Ç’problem ka? Ashtu t’më thonë të gjithë





