Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, senatori Bernie Sanders fitoi ndjeshëm sot primaret e zhvilluara në Hawaii ndaj rivales Hillary Clinton, pas sukseseve të djeshme në Alaska dhe Washington. Sanders mori 71 përqind të votave në Hawaii, kundrejt 29 përqind të Clinton.

"Do t’i fitojmë të dyja, edhe primaret edhe Shtëpinë e Bardhë," – u tha Sanders mbështetësve të tij pas triumfit të sotëm në Hawaii.

Por, kjo fitore e trefishtë ende nuk i mjafton senatorit Sanders për të arritur ish-sekretaren amerikane të shtetit Clinton, e cila vazhdon ta udhëheqë garën brenda Partisë Demokratike.