Të paktën 98 persona janë vrarë dhe më shumë se 150 janë plagosur pasi një çati u shemb në një klub nate në kryeqytetin e Republikës Domenikane, Santo Domingo.

Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës në një koncert të këngëtares së njohur të Rubby Pérez në klubin e natës “JetSet”. Operacionet e kërkimit vijojnë për të nxjerrë gjallë sa më shumë pjesëmarrës në këtë lokal, por frika se numri i viktimave mund të shtohet mbetet e madhe.

Autoritetet raportojnë se mes viktimave ka politikanë, sportisë dhe artisë të ndryshëm, të cilët merrnin pjese në këtë shfaqje në klubin e njohur në San Diego.