Një shifër e pazakontë golash të shënuar në ligën e dytë të kampionatit në Sierra Leone ka bërë që Federata e këtij shteti të hapë një hetim për trukim të ndeshjeve.Fjala është për skuadrën e Kenema që në dy sfida shënuan plot 186 gola.Ata fituan me rezultatin 95-0 ndaj Lumbembu United, ndërsa mposhtën me shifrat 91-1, Koquima Lebanon. Ajo që ngre edhe më shumë hije dyshimi në lidhje me trukimin e ndeshjeve ka të bëjë me faktin se Kebanon në pjesët e para të të dyja ndeshjeve shënoi respektivisht 2 dhe 7 gola, duke shpërthyer kështu në një mënyrë të pashpjegueshme në fraksionin e dytë.

Gjithsesi, pas nisjes së hetimeve, rezultatet e dyja ndeshjeve janë bërë të pavlefshme në pritje të një vendimi nga organet kompetente. Presidenti i Federatës së Sierra Leones, Thomas Daddy Brima theksoi në një intervistë për BBC Sport Africa se nuk mund të qëndrojnë duarkryq para një situate të tillë.“Nuk mund të qëndrojmë dhe thjesht të shohim këtë situatë të turpshme, duhet ta ndëshkojmë atë. Do të nisim një hetim të menjëhershëm dhe t’i vendosim para përgjegjësisë të gjithë autorët që kanë përgjegjësi për këtë mediokritet”, u shpreh presidenti Thomas Daddy Brima.