Papa Françesku i ka atribuar një mrekulli të dytë një adoleshenti italian, i cili në jetën e tij të shkurtër përdori aftësitë e tij kompjuterike për të përhapur besimin katolik, duke hapur rrugën për t’u bërë shenjtori i parë i mijëvjeçarit të ri.

Mrekullia përfshinte shërimin e studentes së Universitetit në Firence, e cila kishte gjakderdhje në tru pas traumës së kokës.

Carlo Acutis, i cili vdiq nga leucemia në vitin 2006 në moshën 15-vjeçare, njihej jozyrtarisht si “ndikuesi i Zotit”.

I lindur në Londër, ai u rrit në Milano, ku u kujdes për faqen e tij të famullisë dhe më vonë për një akademi me bazë në Vatikan.

Françesku e mori vendimin gjatë një takimi me kreun e departamentit të shenjtërimit të Vatikanit, kardinalin Marcello Semeraro.

Acutis u lumturua në vitin 2020 pasi iu atribuua mrekullia e parë, kur Kisha Katolike njohu faktin se ai kishte shëruar një djalë brazilian të quajtur Mattheus Vianna, i cili vuante nga një defekt serioz që prej lindjes e që kishte lënë të paaftë për të mbajtur ushqimin.