Një sherr mes adoleshentësh ka degjeneruar në përdorimin e thikës dhe për pasojë një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Policia njofton zyrtarisht se “rreth orë 12:35, në rrugën “Bardhyl”, ka pasur një konflikt, midis disa të rinjve”.
Si pasojë e këtij konflikti ka mbetur i plagosur me mjete prerëse shtetasi Kristi Suti, 17 vjeç.
Ngjarja ndodhi në gjimnazin “Çajupi” dhe adoleshenti i plagosur është nxënës në vitin e fundit të shkollës. Kurse autori, i cili është në kërkim, nuk rezulton të jetë nxënës i gjimnazit dhe ka ardhur nga jashtë shkollës.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Njoftohet se pesë persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen janë shoqëruar në polici.





